Zgjedhjet e 2021/ Gjekmarkaj: Rama po luan në mbrojtje, PS del forcë e dytë. Basha nuk është më i njëjti…

E mërkurë, 26 August 2020 18:27

Analisti Agron Gjekmarkaj ka analizuar në rubrikën ”Opinion” në News24 prag shtatorin që do të fillojë me zhvillimet politike që do të kapin kulmin me zgjedhjet e pranverës së 2021

 

Gjekmarkaj ka theksuar se Rama me ato thyerjen e marrëveshjes së 5 qershorit si dhe ndryshimet kushtetuese duket se po luan në mbrojtje.

Sipas tij, me ndalimin e koalicioneve Rama do të krijojë rrëmuje tek opozita por është lojë e dëshpëruar.
Gjekmarkaj thotë se PS në zgjedhjet e 2021 del forcë e dytë pasi pas 8 vitesh ka zhgënjim nga qytetarët dhe vetë në PS ka erozion.

”Kanë ndodhur dy gjëra, marrëveshja e 5 qershorit me kumbarë ndërkombëtarë, me angazhimin e SHBA. Një javë më pas u tradhëtua dhe u minua nga mazhoranca me opozitën parlamentare.
Pra, Rama nuk lë asnjë hapësirë boshe, i amolifikon vetes pushtetin. Ndryshimet kushtetuese shfaqin stres. Rama po luan në mbrojtje dhe do rrëmujë tek opozita sidomos me këto koalicionet.

Pas 8 vitesh e ka të vështirë të jetë parti e parë, do jetë parti e dytë. Ka erozion në PS. Ka zhgënjim tek qytetarët, ka mosrealizim të premtimeve, krizë të madhe ekonomike, dhe qytetarët ndjejnë frikë. Një njeri sado militant të jetë shqetësohet pasi mund të jetë radha e tij.
Ndërkombëtarët ishin garant që koalicionet mos preken. Kredibiliteteti i tyre është prekur. Rama do i sfidojë dhe tek koalicionet. Ata e kanë të vështirë të jenë arbitër seriozë, për ndeshjet politike në Shqipëri. Lind problemi si do rruhen zgjedhjet në Shqipëri. Kemi pasur një farë besimin tek ndërkombëtarët deri tani.
I bie që opozita të ketë një platformë transparente që të ftojë qytetarët të shohin si po zhvillohet procesi zgjedhor.
I bie që garancitë janë vetëm në letër, dhe sfidohen praktikisht. Të ndershme nuk janë në një farë mënyre, e kupton që koalicioni i opozitës ka 52- 53 %, dhe duke hequr këto të kapë disa vota. Pra është lojë dëshpëruese e Ramës.

Rama më dukej si pinoku para mjekëve dhe ata në heshtje pranonin një realitet surreal. Ai fliste për rroga, ndërkohë që mund të fliste për to vite më parë. Ai ka policinë, çunat e famshëm problematik, por ka vetmi. Qytetarët e kanë braktisur. Zgjedhjet e 30 qershorit e nxorën me 18% por unë them se ka qenë 12- 13%. ”- tha Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...