Gratë e Unazës së re kanë dhënë një mesazh për ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i cili pak ditë më parë me anë të një mesazhi, njoftoi largimin nga Shqipëria.
Deklarata e grave të Unazës së re:
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt nepermjet nje deklarate, me ne fund e theu "heshtjen" prej gati nje viti, duke u shprehur mbremjen e djeshme se do të largohet nga Shqiperia pas përfundimit të mandatit të tij 4-vjeçar.
Borchardt do te mbahet mend gjate per reagimin jashtë normave të etikës qytetare ndaj protestuesve te Unazes se Re,ndërsa ushtronin të drejtën e tyre përballë drejtorisë së Policisë së Tiranës në datë 13 Tetor 2019.
Xhesti i Borchard-it nuk ishte parë dhe nuk ishte dëgjuar të kishte ndodhur në asnjë vend tjetër ku ka misione OSBE-ia deri tani! Ishte nje ngjarje skandaloze! Me ate xhest ai ofendoi rende nje shtet , nje popull.Jo vetem qe kerkoi nje ndjese sa per ta mbyllur ngjarjen me shpejtesi,por vazhdoi edhe me pas me një arrogancë te pashembullt, një mospërfillje totale deri ne ofendime.
Ishte edhe vete presidenti Ilir Meta,i cili e shpalli “non grata” ambasadorin Bernd Borchadt duke i mbyllur perfundimisht deren e presidences. Kreu i Shtetit u shprej se drejtuesi i zyres se OSBE ne Shqiperi, nuk do te ishte me i mirepritur ne Presidence per dy arsye:E para, sepse vuri ne diskutim Dekretin e Presidentit per zgjedhjet vendore ne Shqiperi ne qershor 2019.E dyta,sepse iu ngriti gishtin protestuesve. Per kete ngjarje te shemtuar reaguan edhe mjaft personalitete te njohura te vendit tone dhe nderkombetare,duke e cilesuar si nje ngjarje mjaft te turpshme dhe denigruese.
Borchardt duhej te kishte dhene doreheqjen nje vit me pare ,mbas incidentit te rende te ndodhur me banoret e Unazes se Re.Kjo do t’i bënte nder, drejtësi dhe do të shtonte dinjitetin e humbur të vendit dhe njerëzve tanë, por edhe për vetë drejtuesit e qeverisë aktuale te cilet jane te zgjedhur ne krye te puneve te vendit nga qytetaret shqiptare dhe jo nga OSBE.
Ne emer te GUD-it dhe grave ne te gjithe Shqiperine,te cilat u bene pjese e levizjes sone,shprehemi se ndihemi te lehtesuara me largimin e ambasadorit,te cilit do ti mbetet gjate damka "Shame On You"!
Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE-se ndaj urojme qe ambasadoret e OSBE te rradhes, te cilet do vijne me misione ne vendin tone do te kontribuojne ne nje ambient ku te dominoje rrespekti e miresjellja ndaj gruas, nxitja e barazise gjinore, liria e te shprehurit etj.