Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, ka denoncuar nëpërmjet një foto, torturën që heqin njerëzit në temperatura shumë të larta, për të marrë 30 mijë lekëshin e asistencës sociale.
Pamjet janë marrë nga Komunë Qendër në Librazhd.
‘Mbani distancën 1.5 m orienton Manastirliu nxënësit, sikur ky të ishtë çelësi magjik në shkollat tona pa standarte shëndetësore minimale e të degraduara fizikisht.
Maska është trendi, kërcen nga ana tjetër Shahini.
Meqenëse investojnë zero lekë për arsimin dhe sigurinë ndaj covid-19, i mbushin mendjen njerëzve me spote.
Por shihni çfarë ndodh me prindërit e nxënësve realisht, në një qendër të tërheqjes së ndihmës ekonomike dhe që ministreshat nuk e shohin.
Denoncimi vjen nga Komunë Qendër në Librazhd.
Në një temperaturë 40 gradë dhe të ngjeshur pa asnjë distancë dhe shumica pa maska, njerëzit detyrohen të torturohen duke rrezikuar çdo gjë, për të tërhequr lëmoshën 3 mijë lekëshe të Ramës.
Me siguri nuk kanë parë spotet e “gocave” të Ramës!’