Bashkëshortja e Bolinos, pjesë e skemës mafioze të tenderave korruptivë

E mërkurë, 02 September 2020 22:13

SYRI TV

Përmes një skeme të pastër mafioze, e cila është ndërtuar dhe ideuar që me ardhjen e Rilindjes në pushtet, pronari i televizionit Report TV, Karlo Bolino ka arritur të vjelë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliarda lekë duke përdorur si kompani guaskë DEV.al, në pronësi të një inxhinieri elektronik të quajtur Igli Gjelishti.

 
  

Partia Demokratike prej disa ditësh ka nisur publikimin e fakteve tejet komprometuese, të cilat tregojnë sesi raportet okulte te vendosura mes Edi Rama dhe Karlo Bolinos, i kanë siguruar këtij të fundit jo vetëm prona publike me 1 euro siç është rasti i ish-Repartit të Orëve në Tiranë, por edhe miliarda përmes rrjetës së portaleve që nga ngritur Rilindja gjoja për t’u shërbyer qytetarëve nga e-Albania e me radhë. Po si ka funksionuar kjo skemë, e cila vetëm në 7 muajt e fundit i ka siguruar Karlo Bolinos dhe Bashkëshortes së tij Alba Malltezi plot 1 milionë dollarë?

 
 
 

“Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit  e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve. Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

 
 

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino. Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve,” deklaroi Endri Hasa i PD.

AKSHI është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila është edhe strumbullari sesi Edi Rama furnizon me miliarda lek Karlo Bolinon përmes shërbimeve që ky i fundit i bën Rilindjes duke riprodhuar propagandën e saj në valët e Report TV dhe portalit Shqiptarja.com.

Sipas një investigimi të bërë nga SYRI TV rezulton se FFM Group sh.p.k (Free and Fair Media Group) u themelua më 21.09.2011, nga Alba Malltezi, të cilës iu bashkuan më vonë Eva Doçi dhe kompania italiane “Superba” sh.p.k.

Malltezi, bashkëshortja e gazetarit italian dhe pronarit të Report TV, Karlo Bolino, ka shumicën e aksioneve (74.96%).  Kompania u krijua menjëherë pasi kompania italiane Edisud sh.p.k shiti aksionet që kishte në mediet shqiptare, të cilat ishin drejtuar prej Bolinos për dy dekada.

Menjëherë pasi u regjistrua, FFM Group themeloi “Shqiptarja.com” dh.p.k, ku zotëron 80% të aksioneve. Kjo e fundit publikon gazetën dhe faqen online me të njëjtin emër.

FFM Group, përmes kompanisë bijë Media Content, bleu në vitin 2013 34% të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS Koço Kokëdhima, të njohur si "Ballkan TV", për të filluar së bashku transmetimet televizive me emrin A1 Report. Marrëveshja me Kokëdhimën u ndërpre në shtator të vitit 2015. Pas prishjes së marrëveshjes me Kokëdhimën, televizioni vijoi transmetimet si Report TV, por tani në pronësi të vetë Bolinos.

FFM Group dhe Multiscreen trajtohen këtu si kompani të ndara, por mediat që zotërohen prej dy kompanive veprojnë publikisht si pjesë e të njëjtit grup. Gazeta dhe faqja online Shqiptarja.com  publikojnë video të "Report TV" dhe ky i fundit raporton për lajmet e publikuara në gazetë. Po ashtu edhe faqet sociale të medieve dhe grupit i trajtojnë të tri mediat si të lidhura me FFM Grup nën drejtimin e Bolinos dhe Malltezit.

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...