Qeveria bën gati koncesionin prej 30 mln eurosh në Portin e Durrësit. Zbulohet skema: Si do ta përfitojë privati shumën nëpërmjet…

Premte, 04 September 2020 23:15

Përpunimi i kontejnerëve në kalatën numër 6 të portit të Durrësit do të jepet me koncesion.

porti-770x433

Pas prishjes së kontratës me koncesionarin e mëparshëm Autoriteti i Portual Durrës ka hapur një tender të ri, ku sipas dokumenteve do të paguajë kompaninë fituese rreth 30 milion euro në 5 vjet për përpunimin e kontejnerëve.

Procedura e tenderit është e kufizuar, duke e ngushtuar ndjeshëm pjesëmarrjen në garë. Afati i dorëzimit të dokumenteve është vetëm 22 ditë, ndërsa kriter kryesor në përzgjedhjen e fituesit do të jetë oferta më e ulët, pra do fitojë ajo kompani që do të kërkojë më pak para për të kryer këtë shërbim.

Në kontratën e mëparshme koncesionari paguante 2% të xhiros vjetore si tarifë ndaj Autoritetit Portual Durrës, ndërsa në koncesionin e shpallur dihet vetëm që porti i Durrësit do të paguajë rreth 30 milion euro për 5 vite për koncesionarin dhe nuk përcaktohet se sa te ardhura do të futen në arkën e shtetit nga ky shërbim.

Koncesionarit madje i është garantuar edhe një inventar i madh me mjete përpunuese, si vinça, pirunj kontejnerësh apo makineri të rënda të tjera, disa prej të cilave edhe prodhim i viteve të fundit.

Në dokumentet e tenderit nuk thuhet se sa janë të ardhurat e pritshme të Autoritetit Portual Durrës nga dhënia e këtij shërbimi me koncesion, ndërkohë që nga ana tjetër pagesa e 30 milion eurove nuk është e kushtëzuar nga mos realizimi i planit të përpunimit të kontejnerëve.

Terminali i kontejnerëve përfshin kalatën 6, me një gjatësi prej 300 metrash linear dhe një sipërfaqe depozitimi 65 mijë m2. Kapaciteti depozitues i Terminalit të kontejnerëve është 3 mijë njësi, ndërsa ne për gjithë vitin përpunohen rreth 150 mijë kontejnerë. /News 24/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...