“Qeveria duhet t’i paguajë 44 mln dollarë kompanisë që ndërtoi autostradën Tiranë-Elbasan”, PD: Rama mendon vetëm si të varfërojë vendin

Diel, 06 September 2020 09:59

Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion në punimet e autostradës Tiranë-Elbasan. Në një reagim në Facebook, ish-deputeti Endri Hasa thotë se qeveria me vendim arbitrazhi do të duhet ti paguajë 44 milion dollarë kompanisë.

“Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës. Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndërtoi rrugën. Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.

44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët. Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve”, shkruan Hasa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...