Skandali/ Mësuesi në Londër, merr rrogën në Dibër. Si ua ndërpreu kontratat arsimtarëve drejtoresha e komanduar që nuk plotëson kriteret

E mërkurë, 09 September 2020 23:08

Drejtoria Arsimore në Dibër duket se ka një sërë problemesh. Brikena Dani, drejtuesja e këtij institucioni e komanduar, duket se nuk plotëson kriteret për shkak se është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

eiWKpcfU

Për këtë problem, Selami Kaza, kreu i Sindikatës së Arsimit Dibër, thotë se mësuesve u është ndërprerë kontrata e punës pa të drejtë. Kaza është shprehur se do e ndjekë këtë çështje dhe do e dërgojë në gjykatë.

“Stop” ka zbuluar një tjetër problem në shkollën “Selim Aliu”, pasi ky institucion prej kohësh ka mbetur pa drejtor, sepse Brikena Dani ka marrë ish-drejtorin Mezin Shehu, si specialist në ZA. Problemet në Peshkopi nuk kanë fund pasi në shkollën e fshatit Selishtë, drejtori Avni Delishi është larguar për në Londër që në Mars 2020 dhe ZA-ja nuk e ka zëvendësuar, duke e paguar gjatë gjithë kohës.

Gazetarët e emisionit investigativ kanë shkuar në zyrën e Brikena Danit në lidhje me këtë problem, por ajo ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve. Dani ka premtuar se të gjitha shpjegimet e saj do i japë vetëm me shkrim dhe i ka mbyllur derën gazetarit, duke mos pranuar që të flasë.

Zyra Arsimore 1

Gazetari: Është shumë e thjeshtë. E kupton?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: S’është e  thjeshtë.

Gazetari: Ju po e anashkaloni këtë problem.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nuk e anashkaloj, absolutisht.

Gazetari: Si është paguar, kur ka qenë në Angli?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni të mirëpritur në çdo kohë.

Gazetari: Po pra, ja erdha.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Për gjithçka, që keni.

Gazetari: Mund të na vesh në dispozicion financieren të paktën të na sqarojë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Por neve do jemi të koordinuar, jo kshu..

Gazetari: Si të koordinuar?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jo kshu…

Gazetari: Zonjë..!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Do na drejtoheni me një  kërkesë, do na drejtoheni me…

Gazetari: Me çfarë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Lidhur me problematikën.

Gazetari: Po ja, unë po të them ai ka, që në mars, që jeton në Angli. Si është paguar? Kaq!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkojë mirë!

Gazetari: Ne duam një kopje të vendimit të shkarkimit të atij, që është bërë, që në korrik!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkonte…!

Gazetari: Po shumë mirë po shkon. Ne punën po bëjmë, ju po bëni punën.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ju falenderoj!

Gazetari: S’mund të ikni kështu!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Uroj, që të jemi ditë tjetër të koordinuar!

Gazetari: Nejse, mospërgjigje…

Zyra Arsimore 2

Gazetari: Si jeni?

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Si jeni ju?

Gazetari: Mirë! Ne interesohemi në lidhje për dy problematika ktu, por njëra na duhet financa. Kemi të dhëna, që një drejtor i shkollës Selishtë, i shkollës 9-vjeçare, zoti Avdi Delishi, na figuron nëpërmjet sistemit TIM-s, që jeton në Angli, që në mars dhe unë kam listë-pagesat këtu, që është paguar si drejtor.Si ka mundësi, një drejtor, ose një person, që nuk është në një punë, të paguhet? Dhe si ka firmosur listë-prezencat e mësuesve të shkollës, që drejton? Sepse muaj për muaj, mesa di unë, bëhen listë-prezenca. Më kupton? Duhet firma e drejtorit!

Financierja ZVA, Dibër: Për këtë, për çdo problem, që mund të keni, jo vetëm për këtë, por dhe për probleme të tjera, që mund të keni, do na bëni një kërkesë!

Gazetari: Jo,s’mund ta anashkaloni zonjë me atë çfarë të dha instruksione drejtoresha, sepse ne kemi ardhë nga Tirana, jemi profil investigativ, nuk jemi njëë…,e dimë mënyrën e kërkesës, për të anashkaluar.

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën, që ne të përgatitemi!

Gazetari: Po jo, s’ka përgatitje, a është..?

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën me shkrim ma le aty, ose çoja atje!

Gazetari: Zonjë! Ajo është, ça të kërkoj. Unë i kam…

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Kërkoje dhe hajde mbas nja 10 minutash, të të kthej përgjigje!

Gazetari: Ok! Mirë!

Financierja ZVA, Dibër: Është larguar nga puna.

Gazetari: Po, në korrik.

Financierja ZVA, Dibër: Ka figuruar, sepse ka qenë, ka punuar online në Angli, në Gjermani, a në Angli, nuk e di, se ku ka qenë ky.

Gazetari: Ka punuar online?

Financierja ZVA, Dibër: Ka punuar online, si gjithë të tjerët.

Gazetari: Po si i ka firmos listë-pagesat?

Financierja ZVA, Dibër: Jo ,nuk i ka firmos listë-pagesat. Çdo gjë, që ka qenë e rregullt, ne financat nuk i kalojmë, jemi shumë të saktë dhe shumë të rregullt në veprimet, që ne bëjmë.

Gazetari: Nuk mund të paguhet dikush, që s’është! A më kupton?

Financierja ZVA, Dibër: Ka qenë online, online.

Gazetari: Zonjë! Nuk funksionon online.

Financierja ZVA, Dibër: Online dhe çdo gjë me porosi dhe…

Gazetari: Sidomos drejtues institucioni.

Financierja ZVA, Dibër: Çdo gjë me porosi dhe çdokush ka qenë.

Gazetari: Unë e di, pse funksionon kështu ëë…, hyn politika në mes, hyjnë dhe kushërinjtë…

Zyra Arsimore 3

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si kalove ti?

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si jeni juve?

Drejtori, Avni Delish: Ëëëë…besoj mund të merrni informacion, ka vende të tjera boll. Ok?

Drejtori, Avni Delishi: Ëëëë.., atëherë nuk kam pse, sepse unë i kam bërë gjërat, siç është për të bërë: dokumentacionet, lejen, çdo gjë. Kështu që, tani nuk jam në detyrë më si drejtor dhe nuk besoj se ka…

Drejtori, Avni Delishi: Po,po,po! Kam marrë leje edhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kshu që jam okej me pjesët e mija.

Zyra Arsimore 4

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Përshëndetje! Mirë! Si jeni juve? Duhet t’ia drejtoni këtë pyetje Drejtorisë Rajonale të Durrësit, se ata janë dhe drejtoria, që emëron drejtorët!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Po unë tani po e dëgjoj këtë, që po më thoni ju, këtë shqetësim. Të lutem bëni kërkesë te Drejtoria Rajonale Durrës!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: O zotëri! Të lutem tani! Unë po ju drejtoj si.., që rrugën që ju të merrni një përgjigje korrekte dhe transparente. Duhet t’i drejtoheni Drejtorisë Rajonale të Durrësit! Unë po e mbaj shënim si rast edhe mund të vini këtu, të merrni informacion një ditë, kur ta keni të mundur!

Gazetari: Dhe diçka tjetër zonja Dani! Juve jeni me vendim këtu si drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Peshkopi?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Një ditë tjetër do jepen të gjitha përgjigjet, për të gjitha meraqet, që ju keni!

Gazetari: Po kur? Ditën na e thuaj të paktën, që ta dimë!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ditën, kur juve të jeni të interesuar!

Gazetari: Ne jemi nesër!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nesër unë nuk jam, e thashë, që unë po lëviz. Nesër jam në një takim në Tiranë. Do na drejtoheni me një kërkesë, me një shkresë dhe do zgjidhet gjithçka!

Gazetari: Po s’mund të funksionojë kështu hallkat e shtetit, me një kërkesë, duke anashkaluar problematikën! Më kupton? Sepse nuk jemi sot në këtë  profesion dhe e kuptojmë fare mirë logjikën e shkresës ose asaj gjësë zyrtare është shumë e thjeshtë./tvklan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...