Pandemia nxjerr 48 mijë të papunë brenda 6 muajsh

Premte, 11 September 2020 09:07

 

Pandemia ka nxjerrë nga tregu i punës 48.7 mijë të papunë, në krahasim me dhjetorin e 2019, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT.

Të dhënat i referohen burimeve administrative, që matin numrin mesatar të të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor (mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve) si dhe numrit mesatar të të punësuarve në sektorin bujqësor bazohet në vlerësimet tremujore të Anketës së Forcave të Punë

Në fund të qershorit, në vend kishte gjithsej 1.1 milion të punësuar, nga 1.15 milionë në fund të tremujorit të katërt 2019.

Rënia më e fortë ka qenë në sektorin privat jo bujqësor, ku u regjistruan gati 30 mijë të punësuar më pak se në fund të 2019-s, me një tkurrje prej 6%. Ky është numri më i ulët i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, që nga tremujori i tretë i vitit 2017. Ndonëse qeveria mori masa për mbështetjen e bizneseve që u ndaluan të punonin dhe atyre që nuk kishin mundësi të punonin, përmes dy paketave mbështetëse, kjo sërish nuk e ka ndaluar hemorragjinë e të punësuarve.
Nga sektori privat bujqësor, INSTAT ka gjetur nga anketa se nga tregu i punës kanë dalë rreth 18 mijë persona, me rënie prej 4% në krahasim me fundin e 2019-n.

Edhe nga sektori shtetëror rezultojnë gati 2 mijë të punësuar më pak.

Në fund të qershorit 2020, rreth 44% të totalit të të punësuarve ishin në sektorin privat jo bujqësor. 40% punonin në bujqësi dhe pjesa tjetër (rreth 16%) është e punësuar në administratën shtetërore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një rritje edhe të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Numri i tyre arriti në 84.7 mijë në fund të tremujorit të dytë, ose 14 mijë më shumë në krahasim me fundin e 2019-s. Rritja më e madhe ishte nga “Punëkërkues të papunë të regjistruar për herë të parë në zyrat e punës” (+5,178) dhe nga “Punëkërkues të papunë të regjistruar të moshës 16-29 vjeç” (3,619), që tregon një shtim të papunësisë tek të rinjtë, por edhe hyrjen në radhët e të papunëve të personave që më parë e kishin një angazhim.

Paketat e ndihmës

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, nga paketa e parë financiare, që parashikonte pagesa prej 26 mijë lekësh në muaj për tre muaj radhazi (mars-maj) kanë përfituar gjithsej rreth 65 mijë persona, të punësuar në gati 39 mijë subjekte të vogla. Shuma e akorduar për ta, përfshirë edhe dyfishimin e pagesave të papunësisë është 5.8 miliardë lekë.

Për paketën e dytë, që përfshinte katër masa (të punësuarit e tjerë të bizneseve të vogla që nuk përfituan nga paketa e parë; të punësuarit te biznesi i madh që ishin të mbyllur nga urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë; të punësuarit te biznesi i madh të larguar nga puna deri në 16 maj; Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, që ishin në listëpagesa)janë paguar gjithsej 172.4 mijë persona, për një vlerë prej 8.9 miliardë lekësh.

Në total, shuma e paguar për mbështetjen e biznesit për të dy paketat ishte 12.7 miliardë lekë./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...