Lajmi i mirë, rinisin testimet për vaksinën kundër COVID-19

Diel, 13 September 2020 09:05

Kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të rinisin testimet për vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

 

Më 8 shtator, testimet për këtë vaksinë u pezulluan pasi një vullnetarit nga Mbretëria e Bashkuar iu përkeqësua gjendja shëndetësore, raporton BBC. AstraZenaca më pas tha se do të hetojë nëse përkeqësimi i shëndetit të vullnetarit ishte efekt anësor i vaksinën që kjo kompani po zhvillon.Por, të shtunën, Universiteti i Oksfordit tha se e konsiderojnë të sigurt vazhdimin e testimeve të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Ky universitet tha se është e “pritshme” që disa pjesëmarrës në studimet që po kryhen për vaksinën “mund të sëmuren”.

 

Autoritetet britanike thanë se testimet do të vazhdojnë dhe do të ndiqen rekomandimet e një komiteti të pavarur për sigurinë, që vepron në kuadër të Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndonëse në Mbretërinë e Bashkuar sëmundjet e pacientëve janë konfidenciale dhe nuk publikohen, New York Times ka raportuar se një vullnetar nga Mbretëria e Bashkuar u diagnostikua me një sinkron inflamator që prek palcën kurrizore dhe që mund të shkaktohet nga infeksionet virale.

Vaksina, që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në Britani, është një prej projekteve më premtuese në luftën kundër sëmundjes COVID-19.

AstraZeneca është një prej tri kompanive që kanë arritur në fazën e tretë të testimeve të vaksinave për koronavirus në Shtetet e Bashkuara, meqë atje janë siguruar mijëra vullnetarë për marrje të vaksinës. Dy vaksinat e tjera po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër koronavirusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...