Një ditë pas nisjes së shkollës, ”shpërthen” virusi. 16 mësues të prekur nga Covid-19

Tuesday, 15 September 2020 16:10

 

Një ditë pas nisjes të vitit të ri shkollor, raportohet për prekje të stafit mësimor me Covid-19. 10 mësues të një shkolle në Kolonjë janë karantinuar. Ata dyshohen se janë të infektuar me Covid-19. Kurse në Elbasan, 7 mësues dhe një nxënës janë konfirmuar pozitivë. Kjo ka shtuar frikën e prindërve dhe nxënësve.

Vetëkarantinimi i 10 nga 39 mësuesit e shkollës në Kolonjë janë në pritje të përgigjes së tamponit, ka ndikuar në zhvillimin e procesit mësimor të 200 nxënësve. Nxënësit thanë se mësimi u bë me orë të shkurtuara, ndërsa lëndët e mësuesve të karantinuar nuk u zëvendësuan.

 

Ajo që mbetet shqetësues është mosrespektimi i distancimit social në oborret e shkollave të cilët ”fajin” ia lënë drejtorisë së shkollave për mosorganizim të turneve. Me të dhënat e së martës, numri i mësuesve të prekur me virusin vdekjeprurës shkon në 16-të, në disa bashki të vendit.

Një nga rregullat e reja në nisjen e shkollës, është formulari i vetëdeklarimit për situatën e Covid-19 ku prindi ose fëmijët ngarkohen me përgjegjësi për përgjigjet që japin. Edhe pse në dukje mund të konsiderohet procedurë, nxënësit theksojnë se nuk u lejohet hyrja në mësim nëse nuk kanë formularin. Paçka se i kanë plotësuar, prindërit shprehet se nuk ka si të ngarkohen me përgjegjësi kur nuk e dinë se kur shfaqen shenjat e Covid 19. Ndaj dhe kërkojnë që vëmendja të përqendrohet te problemet reale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...