BB:10% e banorëve në Tiranë dhe 6% në Durrës jetojnë në godina të rrezikshme

E Enjte, 17 September 2020 08:11

 

Banka Botërore analizoi së fundmi se 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% e popullsisë në Durrës jetojnë aktualisht në ndërtesa me rrezikshmëri shumë të lartë, duke lajmëruar se ato mund shemben në rast të një tërmeti tjetër.

Tirana është qyteti më i madh në Shqipëri, në të cilin banon afërsisht 17% e popullsisë së përgjithshme.

Dy llojet e ndërtesave që rrezikojnë më shumë janë pallatet me beton të armuar dhe ndërtesat me muratuara, të cilat mund të shkaktojnë më shumë fatalitete. Gati 50,000 njerëz, ose rreth 10% e popullsisë banojnë në ndërtesa me rrezik të lartë, analizon Banka.

Ndërsa në Durrës përafërsisht 7,000 njerëz, ose rreth 6% e popullsisë së qytetit, banojnë në lloje të ndërtesave me rrezik të lartë.

 

Shqipëria ka përjetuar shumë tërmete me ashpërsi të mëdha edhe në të shkuarën. Më vdekjeprurësit ishin një seri tërmetesh në 1851 pranë qyteteve të Vlorës dhe Beratit, duke shkaktuar humbjen e 600 jetëve.

Një tjetër tërmet i madh me magnitudë 6.5 në vitin 1967 shembi rreth 500 shtëpi, lëndoi 170 persona dhe shkaktoi 20 fatalitete. Së fundmi, në vitin 2019, Shqipëria u godit nga një seri tërmetesh të dëmshme, nga më të fortët dhe më të shumtët vdekjeprurës, prej të cilëve ishte tërmeti me magnitudë 6.4 më 26 nëntor. Kjo ngjarje, që shkaktoi 50 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, krijoi 1 miliard euro dëme. Përafërsisht 1,500 ndërtesa u dëmtuan në kryeqytet.

Banka Botërore analizon se një pjesë e madhe pallateve në Shqipëri dhe në të gjitha qytetet e Europës Qendrore, Ballkanit dhe Azinë Qendrore janë të prirura të pësojnë dëme nga tërmetet.

Tërmetet në këto rajone kanë dëmtuar lloje të caktuara të ndërtesave (pallate) pjesërisht ose plotësisht, duke shkaktuar shumë të pastrehe dhe fatalitete.

Dobësia e këtyre objekteve i atribuohet mënyrës së ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, mbikëqyrjes gjatë shumë dekadave. Studimi i fundit i Bankës Botërore analizon rrezikun nga tërmeti për familjet që jetojnë në banesa të ndërtuara para vitit 2000 dhe ofron të dhëna për shtetet në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë e tyre./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...