Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie, të gatshme t’ju bashkohen dhe punonjëset femra: Të vdekur dalim që këtu. Fëmijët tanë duan bukë!

Hënë, 28 September 2020 11:51

 


Pasi paralajmëruan se do të futeshin në grevë urie, naftëtarët e Ballshit duket se e kanë konkretizuar këtë hap. Mësohet se i pari që është futur në grevën e urisë ka qenë kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, duke iu bashkuar dhe 9 punonjës të tjerë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se edhe punonjëset femra të kësaj rafinerie kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’ju bashkuar grevës. Sipas tij, greva e urisë do të vijojë deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
“Greva e urisë do vijojë deri në zgjidhje. Kjo grevë është ekonomike. Të vijnë të plotësojnë kërkesat tona, ne te kundert le ta mbyllin rafinerine. Kerkojme mbrojtje nga deputetet e qarkut. Vetem te vdekur dalim qe ketu. Femijet tane duan buke”, pohuan ata.

 

Sipas Dautajt, kjo nuk është një grevë politike. “Duke menduar se gjatë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë. Që prej muajt janar jemi përpjekur me të gjitha forcat, me protesta, indiferenca e tyre është tallëse. Ne i kemi dhënë opsionet tona; le të fillojë punë rafineria me njerëzit e duhur që mos të gjendemi në rrugë. Opsioni i dytë; le të mbyllet rafineria. Ne disponojmë vendimin e gjyqit, kërkojmë lekët, bukët e fëmijët. Nuk dimë se çfarë të kërkojmë më. S’ka rëndësi numri i protestuesve. Sikur një të rrijë në grevë urie, kauza qëndron. Cili do pronar të vijë, të dalë garant shteti. Ata po të kenë guximin dhe tagrin, le të vijnë mes naftëtarëve, të ofrojnë zgjidhje. Shoh se këtu ka mashtrim. Protesta e parë para portës së Rafinerisë, ishte paqësore.”, tha Dautaj.

 

Ndërkohë, jashtë hyrjes së rafinerisë vijon edhe protesta e naftëtarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...