Dhjetëra Flamingo kanë pushtuar liqenin e Pogradecit, diçka e rrallë për juglindjen pasi nuk janë parë asnjëherë më parë në këtë zonë.
Flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, kanë zgjedhur fshatin e Tushemishtit për të pushuar dhe për të marrë vëmendje si rrallë herë nga qytetarët dhe vizitorët.
Specialistët shprehin habi për këtë shpend i cili ka pushtuar vijën liqenore të fshatit turistik të Tushemishtit ndërsa shtojnë se ardhja e tyre është e përkohshme.
Prej ditësh ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit nga vizitorë të cilët shprehin habi që ujërat e ftohta të Liqenit të mbajnë këtë shpend.
Flamingot janë shpend të cilët i gjejmë në lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës ndërsa për qytetin e Pogradecit është diçka e rrallë me të cilën qytetarët u njohën së fundmi