Përmbytje në disa qytete! Ishmi del nga shtrati, izolohet një fshat! Në Durrës rrugët mbulohen nga uji

Premte, 16 October 2020 11:02

 

Moti i keq me stuhi të fuqishme shkakton dëme në rrjetin e energjisë elektrike në Lezhë, disa fshatra e lagje pa drita
Reshjet e shiut që “pushtuan” vendin mbrëmjen e djeshme kanë sjellë përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Problemet me kanalizimet shkaktojnë pëmbytje në disa rrugë në Durrës, pas shirave të rrëmbyeshëm.

 

Kjo panoramë e sjellë nga Report tv është te pallati i sportit Ramazan Njala, pas një nate të gjatë me shi të dendur.

Probleme ka pasur edhe te kryqëzimi i rrugëve te stadiumi i futbollit Niko Dovana si dhe te rruga përbri shëtitores Taulantia.

Kanalizimet janë problem edhe në 3 akse si dhe në pjesën fundore të ish-kënetës.

Shiu i ditëve të fundit ka sjellë përmbytje edhe në disa zona të tjera të vendit. Jo vetëm kaq por ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

Ndërkohë edhe në Lezhë ka pasur problematik. Reshjet e dendura të shiut që shoqëruan rajonin e Lezhës mbrëmjen e së enjtes krijuan probleme në disa zona. Vërshimi i menjëhershëm i ujërave solli përmbytjen e disa rrugëve, bllokut të banimit 11 janari në lagjen “Besëlidhja”.

Niveli i ujit arrit disa centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve, çka solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa probleme pati edhe në disa zona në periferi të qytetit.

Me rënien e intensitetit të reshjeve uji nisi të tërhiqet nga zonat ku u krijuan probleme, por duke lënë pas inerte te shumta. Kjo situatë krijohet sa here ka reshje të dendura shiu, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përballon prurje të shumta, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe e të sjellë përmbytje.

Ndërsa në Krujë , lumi Ishëm ka dalë nga shtrati. Pa e marrë ende veten nga përmbytja e tre ditëve më parë, banorët në fshatin Murniqë janë mbuluar sërish nga uji. Reshjet e dendura të shiut që “pushtuan” vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë pasoja të mëdha për banorët, pasi lumi Ishëm doli sërish nga shtrati.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbuluara nga uji dhe lagjja fundore e fshatit Murqinë e izoluar nga uji pasi rruga është e kalueshme vetëm nga mjetet e lara.
Edhe pse para tre ditësh kjo zonë u përmbyt, asnjë masë nuk u mor për pastrimin e kanaleve nga ana e bordit të kullimit të Bashkisë së Krujës dhe gjendja vijon të përsëritet sa herë që ka reshje. Kanalet e papastruara janë shkaku kryesor i përmbytjeve dhe sërish nuk ka ende një zgjidhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...