Që nga shpallja e pandemisë, spitali Infektiv ka njohur numrin më të lartë të urgjencave në këto 3 ditët e fundit. Ky fakt u bë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj gjatë një raportimi live për ‘News24’. Ai tha se ditën e mërkurë në COVID 1 janë paraqitur 33 raste urgjencash, ndërsa sot 7 autoambulanca ndodheshin para spitalit, ku kanë sjellë dhe kanë marrë pas pacientë.
Po ashtu Skëndaj pohoi se ka pasur shumë raste të daljeve të sforcuara nga spitali, ku pacientëve iu është këshilluar që të vijojnë trajtimin e terapisë në kushte shtëpie. Mes të tjerash ai tha se aktualisht në spitalin Infektiv ka 30 shtretër të lirë, ndërsa tek “Shefqet Ndoqi”, 40.
Kujtojmë se dje u regjistruan 302 raste me COVID-19, ndërsa 3 persona humbën jetën, mes tyre një 21-vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese.