Kështu u zgjua këtë të dielë spitali Infektiv. Për shkak të tejmbushjes së tij, 8 autoambulanca me pacientë të sëmurë me Covid brenda ofrojnë shërbim ambulator në oborrin e Infektivit pasi nuk ka shtretër bosh.
Ndërkohë infeksionet vazhdojnë të rriten. Ministria e Shëndetësisë raportoi një ditë më parë 495 raste të reja me Covid-19, ndërsa 8 qytetarë humbën jetën.
Po sipas Ministrisë në tre spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, ku 9 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar