Miratohet paketa për të mbështetur Shqipërinë për pandeminë, BE akordon 103.3 mln euro për rikuperimin ekonomik

E Enjte, 12 November 2020 16:38

 

Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 103.3 milionë euro për rikuperimin ekonomik, duke marrë shkas nga situata e krijuar nga pandemia. Mësohet se sot Komisioni Europian ka miratuar paketën për të mbështetur vendin tonë.

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. “Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë që t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane.”.

 

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, theksoi se ky fond do të përballojë sfidat ekonomike dhe shoqërore aktuale dhe të ardhshmet.

“Për të përballuar COVID-19, ne bëmë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë në rezistencën ndaj sfidave shoqërore dhe ekonomike aktuale dhe ato në të ardhmen. Paralelisht, fondi synon të mbështesë reformat kryesore që duhen zbatuar për të ecur përpara në rrugën e saj. ”, -shkruan Soreca.

 

Ky program përfshin veprime për të forcuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përmirësuar kapacitetin e Prokurorit Special për Antikorrupsionin, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ndër të tjera bëhet e ditur se financimet janë dhënë gjithashtu për zhvillimin e një tregu dinamik të tokës në Shqipëri, përmes krijimit të një kornize të qartë të të drejtave të pronës. Paketa gjithashtu vazhdon të mbështesë përmirësimin e kapacitetit të sektorit publik për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Programi do të funksionojë si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal.
BE do të vazhdojë të mbështesë pjesëmarrjen e vendit tonë në programet si Erasmus + dhe Horizon2020. Më në fund, paketa aktuale plotëson masat e tjera të lidhura me COVID-19 të vendosura për Shqipërinë nga BE, duke zgjeruar mbështetjen për bizneset dhe ekonominë e përgjithshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...