×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Mbill një pemë” , si po manipulon Erion Veliaj publikun me fushatën në internet

E Enjte, 19 Prill 2018 14:21

Më shumë se 60 postime brenda marsit  në Facebook, në profilin e tij zyrtar për të reklamuar pseudofushatën “Mbill një pemë”. Reklamime boshe dhe jorealiste.

 Erioni ka vendosur  prej muajsh tashmë  të manipulojë njerëzit duke i servirur çdo ditë , pjesë nga ajo çfarë pretendohet se po bën Bashkia e Tiranës.

Gënjeshtra më e madhe që ai po i bën publikut  është pikërisht nisma e mbjelljes së pemëve, në një Tiranë që po betonizohet çdo ditë e më shumë.

Bazuar në analizën e postimeve, kjo është një strategji e mirëmenduar, madje madje duket sikur fushata për mbjelljen e pemëve në terren, i shërben asaj që është ndërtuar online dhe jo anasjelltas ashtu siç në realitet duhej të ishte.

Por çfarë qëndron pas kësaj?

 “Lali Pallati” është “përfolur” si imitues i strategjisë së Obamës, një taktike që vë në themel të shoqërisë familjen, një “gënjeshtër” e madhe pasi nuk mund të jetë Tirana “familja”  kur familjarët i ke në një tjetër qytet.

Kush i vërtetoi sa pemë u mbollën dhe a janë të vërteta shifrat që ai “shet” në Facebook?

Analizuesit e rrjeteve sociale shprehen se të qënurit interaktiv në rrjet, është diçka pozitive, por shpikja e komentuesve të rremë për të bërë propagantë dhe reklamuar  faqet alternative të bashkisë, është një turp i madh,  një turp i madh  i një të vërtete të dhimbshme.

Teksa më shumë se 1/8 e orarit zyrtar të punës zihet duke “shitur mend” atëherë sa kohë mbetet për të punuar dhe cili është qëllimi i vertetë?

Është një situatë kontradiktore , ku promovohet gjelbërim ,por po ndërtohen pallate, ku po nxirrën “rrënjët e pemëve”, por sheshet janë mbushur me tapete artificialë bari.

Egziston edhe një kontraditë tjetër: përplasja midis firmave që do ndërtojnë kullat dhe tenderat për to, dhe lopatës për mbjelljen e pemëve.  Nga njëra anë miratohen ndërtimet e kullave, por  këto veprime mbahen larg vëmendjes mediatike, larg vëmendjes së publikut në internet, aty ku propagandon  më shumë Lali Leku.  Si do vjerë reduktimi i ndotjes së ajrit në qytet, kur 10 pemëve të   mbjelluara do i zihet fryma nga pallatet shumëkatëshe?

Mos vallë propaganta “Mbill një pemë” po bëhet pikërisht për të larguar vëmendjen e qytetarëve dhe vëmendjen mediatike nga ndërtimet, në një kohë kur po shtohen denoncimet për kullat?

Deri kur do fshehë Erion Veliaj planet që ka për Tiranën me propaganta që nuk pijnë më ujë?

Populli nuk gënjehet më, jo vetëm Tirana.  Maçoku me çizme egziston vetëm në përralla, çizmet dhe lopata nuk do mund ta fshehin për shumë gjatë betonizimin në masë dhe ndërtimin pa kriter që po bëhen në kryeqytet.

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 15:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...