Sanatoriumi i tejmbushur, të shtruar 275 pacientë me koronavirus, si paraqitet situata në 4 spitalet COVID

Hënë, 07 December 2020 14:35

 

Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet më e normalizuar, krahësuar me një ditë më parë, ku kishte fluks urgjencash të rasteve me COVID-19. Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ tha nga COVID2 se aktualisht në këtë spital janë të shtruar në total 275 pacientë, (250 ne pavione dhe 25 ne Urgjence) ndërsa thekson se janë shtuar dhe 60 shtretër të rinj. Sipas Skëndajt, në oborrin e këtij spitali aktualisht qëndrojnë në pritje 3 autoambulanca me pacientë brenda.

Sa i takon situatës në Infektivit, mësohet se ky spital po punon me 90% të kapacitetit të tij, ndërsa duke nisur nga 15 dhjetori ai do të marrë përsipër dhe pritjen e urgjencave nga Tirana. Mes të tjerash Skëndaj tha se COVID3 po punon me mbi 80-85% të kapacitetit të tij. Po ashtu ai pohoi se deri më tani nuk dihet nëse në spitalin COVID4 ka pacientë të shtruar.
Kujtojmë se dje u regjistruan 18 vdekje dhe 840 raset të reja me COVID-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Politikë

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’. Po ashtu...

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

Politikë

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

  Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore janë të shqetësuar për projekti japonez në parkun e Butrintit, pasi sipas tyre, dëmton peizashin historik dhe për këtë ka cituar letrën e dy...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

  Para nisjes së seancës plenare, gazetarët u kanë vënë mikrofonët mimnistrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste në oborrin e Kuvendit për t’i pyetur rreth arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i...