Arrestime dhe procedime pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës, por tubimet nuk ndalen. Ja kur mblidhen sërish protestuesit

E Enjte, 10 December 2020 10:31

 

 

Ndonëse tubimet konsiderohen të paligjshme si pasojë e masave anti-Covid një tjetër protestë pritet të zhvillohet sot në orën 16:00 në kryeqytet pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili dy ditë më parë theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit të policit për të ndalur, veprim që e pagoi me jetën e tij.

Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë.

 

Ata sulmuan dyert e dritaret e ministrisë së Brendshme fillimisht, për të vijuar me Kryeministrinë, e sheshin “Skënderbej”. Pas ngjarjes mbetën të plagosën 16 policë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, pasi rrezikon të humbasë njërin sy.

Policia ka reaguar mëngjesin e sotëm duke arrestuar tre persona e proceduar 7 të tjerë, mes tyre edhe reperin Stresi, por këto masa dhe paralajmërimet policore duket se nuk do i ndalin protestuesit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi sot për “BalkanWeb” se është paralajmëruar një tjetër tubim ditën e sotme që nis në orën 16:00.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...