Shqipëria e treta në botë për çmimin e lartë të naftës. Ekspertët: Mungesë konkurrence, monopole dhe marrëveshje kartel në treg

E Enjte, 24 December 2020 13:56

 

Renditja e Shqipërisë si vendi i tretë në botë me çmimin më të lartë të karburanteve, për ekspertët e ekonomisë vjen nga disa faktorë. Sipas kryetarit te konfindustrisë Gjergj Buxhuku dhe ekspertiti Zef Preci në çmim ndikojne mungesa e konkurrencës, monopoli i tregut dhe taksat e larta.

“Problemi i cmimit kemi dy shtylla arsyeja e parë është fakti që kemi një sistem taksore të lart dhe e dyta kemi një treg të mbyllur të karakterizuar nga monopole dhe oligopole. Nqs ne do të vlerësonim shifrat e agjensive nderkombetare sot.nqs do te shikonim vetem cmimin ne perseri jemi nga vendet me te shtrenjta të botës. Por nëse do ta krahasojmë me fuqinë blerëse të vëndit ne mund të jemi edhe vëndi me cmimin më të lartë të karburantit në botë.” tha Buxhuku.

 

“Mendoj se në cmimin e lartë të karburanteve në tregun shqiptar kemi një problematikës makroekonomike, mungesën e politikave që fusin në qarkullim prodhimin vendas dhe nxisin konkurrencës.Kemi një problem të taksave, supertaksave që i ngarkohen këtij produkti për lehtësi të mbledhjes së tij dhe kemi një problem të rregullimit të keq të tregut pra të konkurrencës që është një problem i përgjithshëm i tregjeve në ekonominë shqiptare.” u shpreh Preçi.

 

Në Tetor të këtij viti autoriteti i konkurresncës ka vendosur të hapë një hetim paraprak për Tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve”. Zef Preci shprehet skeptike për nisjen e hetimit pasi sipas tij një veprim i tillë nuk do të nxisi konkurrencën në treg.

 

“Qeveria duhet të heq dorë nga tautologjia e fillimit të hetimeve nga autoriteti i konkurrencës të cilat kanë provuar që janë të dështuara që në nisje dhe më shumë shërbejnë për ta blinduar fenomenin sesa për të nxitur konkurrencën në treg.”-tha Preçi.

Ndërsa kreu i konfindustrisë Gjergj Buxhuku thotë se nisja e hetimeve është e vonuar.

 

“Unë mendoj që edhe autoriteti i konkurrencës duhet ta kishte hapur një hetim por gjithsesi unë them që nqs duhet të jemi konkurrencial duhet të shikojm të dyja njëkohësisht edhe sistemin taksor dhe sesa I hapur apo i mbyllur është tregu i karburanteve pra një marrëveshjet kartel që bëhen midis operatorëve. Mendoj se këtu ka vend për reflektim ne kemi paraqitur dhe kërkesa vite përpara që nuk janë marr parasysh nga qeveria cka tregon që kemi problematika të kapjes së shtetiti në mënzrë të dukshme.”- theksoi Buxhuku.

 

Indeski i Global Price Petrol i publikuar në mes të Dhjetorit e rendiste Shqipërinë ndër vendet me çmim të lartë të karburanteve në në botë, më saktësisht e treta, duke lënë pas vetëm dy shtete të pasura si Suedia dhe Hong-Kongu.

Mesatarja e një litri nafte në Shqipëri llogaritet në 1,66 dollarë, kurse për Suedinë cmimi është 1,72 dollarë për litër dhe 1.93 dollarë për liter kushton nafta në Hong-Kong. Nuk bëhet fjalë për rajonin, ku vendet fqinje kanë cmim pothuajse dyfish më të ulët se Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...