Alarmohet policia hollandeze: Shqiptarët drejtojnë botën e krimit në Amsterdam(foto)

E Enjte, 19 Prill 2018 15:32

Sipas një analize të bërë nga policia e kryeqytetit holandez. Shqiptarët angazhohen kryesisht në trafikun e kokainës por edhe në atë njerëzor dhe mashtrim prone, raporton NU.nl.

“Kriminelët shqiptarë drejtojnë importin e kokainës nga Amerika e Jugut, përmes transportit detar drejt portit të Rotterdamit, dhe pastaj shpërndarjen drejt vendeve të tjera të Evropës nga Amsterdami. Përveç Holandës, shqiptarët janë shumë aktivë në tregtinë e drogës edhe në Britaninë e Madhe.

Numri i shqiptarëve në botën e krimit në Amsterdam vazhdon të rritet” thotë policia hollandeze.

Policia sheh një rritje të përdorimit të armëve të zjarrit të paligjshme, përfshirë ato automatike, të cilat vijnë nga zona konflikti, si Ukraina, Siria, Mali dhe Libia. Ka shumë armë edhe nga Rusia, ku ushtria ka çregjistruar katër milionë Kallashnikovë.

Vrasjet në Amsterdam gjatë viteve të fundit janë të gjitha të lidhura me trafikun e kokainës, thotë policia. Këto vrasje zakonisht kryhen nga rezidentë të Amsterdamit me moshë të re dhe po ashtu janë zakonisht edhe viktimat. Sipas analizës së policisë, ata që kryejnë vrasjet janë vrasës me pagesë. Ka edhe një rrjet të gjerë ndërmjetësish dhe ekzekutuesish. Të gjithë personat që kanë paguar vrasës janë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Më herët këtë vit, shefi i policisë së Amsterdamit, Pieter-Jaap Aalbersberg, ngriti shqetësimin e numrit në rritje të vrasjeve të kryera nga të rinj amatorë, të cilët janë gati të vrasin dikë edhe për tre mijë euro.

Analiza tregon se edhe krimi kompjuterik është një problem i madh në kryeqytetin holandez. Një në tetë banorë të Amsterdamit është përballur me krimin kibernetik, si hacking apo gjoba. Ky numër është më i madh se i atyre që iu vjedhin biçikletat. Sipas policisë, kriminelët kompjuterikë po përmirësohen në fshehjen e vetes, por sërish lënë shumë gjurmë dixhitale.

foto

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 15:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...