Krishtlindje të pazakonta/ Imzot Frendo: Është festa e familjes!

E Enjte, 24 December 2020 22:04

 

 

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.

Mesha e Krishtlindjes për shkak të masave të reja të pandemisë u mbajt në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe 18:30 në Dioqezat e tjera, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës së re policore 20:30.

 

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është drejtuar nga imzot Frendo. Ky i fundit tha se festës së Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi, edhe pse jemi në kohë pandemie.

 

“Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi as në këto ditë. Duhet të gjithë bashkë të themi: Na shpëto o Zot Jezus. Të lutemi për ata që ndihen të vetmuar”.

Imzot George Frendo ka treguar edhe historinë e një 78-vjeçari, të prekur me COVID i cili fliste me shumë dashuri për familjen. Pas kësaj historie Imzot Frendo u shpreh: “Krishtlindja është festa e familjes”.

“Isha në dhomë bashkë me një burrë 78-vjec, jemi bërë shumë miq. Fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar. Ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar, është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet. Fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes. Rroftë Krishti, rroftë Jezuzi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen”, tha Imzot Frendo

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...