Studimi/Pse gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid

E Enjte, 31 December 2020 08:27

 

Rezultatet mbi fazën e dytë të studimit sero-epidemiologjik të gjendjes imunitare të popullsisë dhe të depistimit nga virusi shkaktar i COVID-19 janë prezantuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) këtë të mërkurë, më 30 dhjetor 2020, në një konferencë për mediet. Akademik Genc Sulçebe dhe prof. Alban Ylli, drejtues të projektit Studimi sero-epidemiologjik i gjendjes imunitare ndaj virusit Sars-CoV2 në popullatën shqiptare kanë paraqitur rezultatet e fazës II të këtij studimi, ndërkohë që faza I u zhvillua në qershor të 2020-s.

Por edhe pse Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, në fakt në rang vendi vetëm 25% e popullatës është ekspozuar ndaj virusit.

“Në fund të 2020-ës, mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi që të vaksinohen kanë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë antitrupa”, u shpreh Genc Sulçebe .

 

Në konferencën për mediet, akad. Genc Sulçebe deklaroi:

 

“Gjatë fazës së dytë të studimit, në kampionin prej 265 personash të testuar, rezultoi një sero-prevalencë e përgjithshme prej 6.43 % e antitrupave IgG, specifikë për Sars-CoV-2, në popullatën e përzgjedhur. Rezultati i shprehur në intervalin e besimit 95 për qind, në popullatën e katër lagjeve të Tiranës, prej rreth 258 000 banorësh, nga e cila është përftuar kampioni, shtrihet në rangun 4.1 - 10 %. Ky rezultat shpreh situatën e qarkullimit të virusit për muajin qershor 2020”, tha akad. Sulçebe, duke shtuar më tej, se “nga ky studim doli konkluzioni se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës, në këto katër muaj të parë të epidemisë në vendin tonë, ishte e kufizuar”.

Ndërkohë, profesor Alban Ylli ka tërhequr vëmendjen që, pavarësisht imunitetit të krijuar, duhet të merren masa mbrojtëse, sepse stina e dimrit e favorizon përhapjen e këtij virusi.

Për të marrë rezultatet e fazës II të Studimit sero-epidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj virusit Sars-CoV2 në popullatën shqiptare, janë zgjedhur katër qendra urbane shëndetësore të rastësishme të Tiranës.

“Testimi i mostrave të gjakut u realizua me metodën Elisa, të prodhuesit të kitit diagnostik, prodhuar nga Euroimmun, Gjermani. Agjenti që përdor ky kit është proteina SI e virusit Sars-COv-2”, tha akad. Sulçebe.

Akademia e Shkencave ka ndjekur në vazhdimësi nivelin e imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2, nëpërmjet testimeve serologjike të realizuara nga specialistët, akademik Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli, në shërbimin e imunologjisë pranë QSUT-së.

Në muajin prill 2020, Akademia e Shkencave e Shqipërisë filloi përpjekjet për konceptimin dhe realizimin e një studimi sero-epidemiologjik të prevalencës së Covid-19 në popullatën shqiptare.

Pas miratimit nga kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të projektit “Studimi sero-epidemiologjik i gjendjes imunitare ndaj virusit Sars-CoV2 në popullatën shqiptare”, me vendim nr. 33, në muajin maj të 2020 -s, të paraqitur nga akad. Genc Sulçebe dhe prof. Alban Ylli, nga Komisioni i Mjekësisë, nisi dhe faza e parë e studimit, që konsistoi në aplikimin e testit serologjik të antitrupave anti-Sars-Cov-2 në një kategori të kufizuar të popullatës, me qëllim për të siguruar një informacion paraprak dhe për të vlerësuar mundësinë e zgjerimit eventual të studimit në një kampion më të madh popullate në Tiranë./Shqip

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...