Shkon në tetë numri i të infektuarve me variantin e ri të koronavirusit në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një grua që u kthye nga Dubai dhe tre persona të tjerë të kthyer nga Britania e Madhe.
Katër rastet e tjera të llojit të mutuar të koronavirusit u zbuluan së fundmi në Greqi, shkruan Protothema.
Pas testimit dhe analizës molekulare u konstatua se 4 personat mbartnin mutacionin e ri të Covid-19, që siç dihet ka një përhapje 70 për qind më të shpejtë