Përmbytjet vijojnë në veriperëndim të vendit teksa në qarkun e Lezhës harta duket se ësthë zgjeruar.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanëeb se sipërfaqja e tokave nën ujë në qarkun e Lezhës është në total momentalisht 4 mijë e 300 hektarë.
Kjo ka bërë që disa fshatra e rrugë të bllokohen, duke rrezikuar dhjetëra fëmijë e mësuesë të ngelen pa shkuar në shkollë.
44 fëmijë në Malecaj dhe mësuesi në Ungrej hasin vështirësi prej rrugëve të përmbytura apo shembura, duke rrezikuar për të shkuar në shkollë.
Po ashtu dhjetëra fëmijëve të tjerë u pamundësohet mësimi për shkak se banesat e tyre janë nën rrethimin e ujit