Kompania ‘Salillari’ masakron lumin Mat, ankohet banori: Hedhin mbeturinat e Astirit dhe marrin zhavorr. Ja kërkesa që ka për firmën ndërtuese

Saturday, 23 Janar 2021 20:46


“Shteti ka vënë kufizime që deri në ora 10 prej koronavirusit. Për këta s’ka kufizime, s’ka pandemi përgjatë gjithë natës sjellin kamionë”, ka thënë një banor.

Lumi Mat po masakrohet nga kompania Salillari. Kamionët e Salillarit derdhin mbetje të ngurta në lumin Mat. Më pas ngarkohen me zhavor të cilin e sigurojnë duke gërryer lumin.

“Ka bërë një krim shumë të madh që lumi i Matit s’duhet të preket kurrë dhe ka marrë zhavorin dhe ka hedhur inerte nga Tirana. Mbeturinat e Astirit që kanë prish pallatet i sjellin të mbushin lumin Mat pasi i marrin zhavorin”, ka thënë ai.

Agustini është banor i Skuraj të Kurbinit, një prej 100 fshatrave turistikë në vend. Ai thotë se firma sjell me shumë kamionë në orët e mbrëmjes.

“Ja shihe po shkarkon tani, natën vijnë më shumë kamionë”.

Dy vitet e fundit siç tregon Agustini për shkak të mbushjes me inerte të shtratit të lumit Mat tokat e tij përmbyten sa herë ka prurje të mëdha nga shirat.

“Kërkoj nga firma Salillari të heqë dorë o të bëjë argjinturë jo të përmbytë tokën time. Këtu ka ardhur lartësia e ujit 1 metër. Nga 30 dylymë tokë, tani kam vetëm 3 dylymë”, është shprehur ndër të tjera banori.

Janë ankuar dhe në Bashkinë e Laçit.

“Jemi ankuar në Bashkinë e Laçit dhe Komunën e Milotit kemi pyetur dhe na thonë se ata nuk kanë leje”, ka thënë ai.

Banorët e Skurajt kërkojnë që institucionet qendrore të ndalojnë shkatërrimin e lumit Mat dhe zonës përreth nga kompania Salillari. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...