Pas Pëllumb Piperos, një tjetër mjek infektohet nga Covid, i kishte marrë të dyja dozat e Pfizer

Hënë, 08 February 2021 12:41

 


Pas Pëllumb Piperos, një tjetër mjek është prekur nga Covid-19 pas marrjes së dytë të dozës së vaksinës Pfizer.

Sipas informacioneve për mediat, mjeku punon në spitalin Covid ‘Shefqet Ndroqi”.

Mjeku është infektuar një javë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit të Pfizer.

Mësohet se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme. Ky është rasti i dytë në vendin tonë që një punonjës i bluzave të bardha është infektuar me koronavirus, pasi ka marrë vaksinën e Pfizer.

Ekspertët kanë thënë se duhet të merren dy doza anti-Covid në mënyrë që të krijohen anti-trupa kundër virusit të rrezikshëm. Por, si duket edhe pas dozës së dytë mund të infektohesh me Covid-19.