Mjekët më të MIRË në vend japin ALARMIN: Gjendja është shumë KEQ! E rënduar jo vetëm në shtet, por edhe në privat. Fajin e kanë të rinjtë që...

E mërkurë, 17 February 2021 21:39

 


Pipero - Mezini - Suçebe
Mjeku Pëllumb Pipero, Arjan Mezini, doktor Jorgji dhe Genc Sulçebe, kanë qenë sonte në të njejtën linjë sa i takon situatës aktuale të koronavirusit në vend.

Mjekët e njohur kanë ngritur alarmin në emisionin “open” lidhur me kushtet e rënduara nga pandemia në spitalet tona. Ata thonë se kapacitetet sa vijnë dhe po ezaurohen, në shtet dhe në privat, ndërkohë që numrat janë çdo ditë në rritje.

Sipas tyre të rinjtë duhet të bëhen më të përgjegjshëm sepse po e dërgojnë virusin në familjet e tyre.

Mezini: Në spital po vijnë shumë raste të reja që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ne e dimë që format e lehta nuk i afrohen spitalit. Ata që vijnë janë në gjendje shumë të rëndë. Është njësoj si situata në nëntor. Dhe atëherë numrat kanë qenë të lartë, ambulancat që prisnin përpara spitaleve. Tani bëhet një menaxhim më i mirë ndoshta.

Vasili: Sa vizita në ditë kryeni?

Mezini: Ne jemi të ndarë në pavione dhe kemi pacientët tanë.

Jorgji: Një pjesë e madhe e rasteve janë në gjendje të rëndë. Dy javët e fundit numri i rasteve në gjendje të rëndë është shumë i lartë. Sot kam parë gati 50 vetë.

Mezini: Mesa po shohim gjendja është e rënduar jo vetëm në shtet, por dhe në private.

Pipeero: Edhe Infektivi është keq me kapaciete. Nuk është 100% i zënë, por dhe pak ka mbetur. E frikshme dhe shqetësuese është shtrimi i rasteve të reja të moshave të reja. Kjo vjen si pasojë e ekspozimit të tepërt. Ka një lloj hezitimi dhe unë se kuptoj, që qytetarët refuzojnë të vijnë në spital në kohën e duhur. Nuk e kuptoj këtë si mund të rrijë 10-14 ditë në kushte shtëpie dhe të vijë në spital ditën e fundit.

Sulçebe: Të rinjtë janë ata që rrinë bashkë, rrinë nëpër lokale nuk marrin masa nuk ruhen. Më të vjetrit e kanë bërë kulturë këtë pjesën e ruajtjes, se kanë frikë. Ndërsa të rinjtë jo, por harrojnë që janë të rrezikshëm sepse e çojnë në shtëpi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...