Pandemia jashtë kontrollit, të shtruarit mbushin spitalet! Një pjesë e pacientëve, për trajtim në Kosovë dhe…

Premte, 19 February 2021 08:38

 


Janë me dhjetëra pacientë të infektuar me COVID-19 që marrin trajtim mjekësor në spital.

 

Rritja me shpejtësi e shifrave të infeksionit përgjatë javëve të fundit ka sjellë më shumë të shtruar në spitalet COVID, duke sjellë mbingarkesë. Të hënën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi kalimin në skenarin A, duke përfshirë edhe 5 spitale rajonale, që po ashtu do të kenë pavijone të posaçme për trajtimin e pacientëve. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Edhe pse nga të dhënat zyrtare numri i pacientëve të shtruar është raportuar 594 pacientë, në realitet shifrat e pacientëve të shtruar janë disa herë më të larta.

Prej muajsh përballë me këtë sëmundje janë vënë edhe spitalet private, por ato nuk janë pjesë e raportimeve ditore. Nga ana tjetër, një numër jo i paktë pacientësh zgjedhin t’ua besojnë jetën spitaleve në rajon.

Një ditë më parë, BIRN shkroi se dhjetëra pacientë të infektuar me COVID-19 nga bashkitë veriore të Hasit, Kukësit dhe Tropojës janë kuruar me sukses në spitalet kosovare të Prizrenit dhe Gjakovës, pasi refuzuan të shtroheshin në Tiranë. Ndërkohë që me pacientë shqiptarë janë mbushur edhe spitalet në Janinë. Mediat greke ngritën dje shqetësimin e autoriteteve shëndetësore atje, sipas të cilëve “50% e pacientëve në spitalet kundër Covid-19 janë të ardhur nga Shqipëria, ndërsa pacientët në reanimacion dhe intubim janë të gjithë shqiptarë”.

FATALITETET

Lidhur me fatalitetet, për të dytën ditë radhazi është regjistruar një numër i lartë humbje jetësh si pasojë e koronavirusit. Të enjten janë raportuar 17 humbje jete, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë, numri i personave që ka ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundje ka shkuar në 1617. Kjo, referuar informacionit zyrtar, pasi ka pasur dyshime se numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në vendin tonë ka qenë disa herë më i lartë. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç”, ka bërë me dije Ministria.

RASTET E REJA

Të larta kanë qenë edhe shifrat ditore të personave të konfirmuar pozitë. Dje janë raportuar 1112 raste të reja. Peshën kryesore vijon ta mbajë Tirana, ndërkohë që ka pasur një numër të konsiderueshëm rastesh edhe në Kavajë dhe Durrës. “Në 24 orët e fundit janë kryer 3935 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1112 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnjë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamzë, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar, Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Përrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan”, thuhet në njoftim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...