Ghana është shteti i parë në botë që ka përftuar vaksina nëpërmjet programit të krijuar nga Organizata e Kombet të Bashkuara dhe Organiza Botërore e Shëndetësisë që mban emrin COVAX. 600,000 mijë doza vaksinash të AstraZenecës janë dërguar në vend, në orët e para të së mërkurës. Ghana është në listën e 92 vende me të ardhura të ulta që po e përfitojnë falas vaksinën.
Procesi i vaksinimit në këtë shtet do të nisë në datën 2 mars dhe do të zhvillohet me faza të ndryshme. Në fillim do të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë si dhe grupet e moshave 60 vjeç e më pas personat që vuajnë nga sëmundje që mund të përkeqësojnë gjëndjen e tyre nëse preken nga virusi.
COVAX është një iniciativë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që kërkon të sigurojë që të gjitha vendet në botë të marrin vaksinën, qofshin ato të afta për ta paguar atë apo jo. Si një kufizim fillestar, të gjithë shtetet që kanë lidhur një kontratë me të do të përftojnë mjaftueshëm doza sa për të vaksinuar 20% të popullsisë. Edhe Shqipëria ka firmosur një kontratë me COVAX, duke paguar afro 4 milionë dollarë për të vaksinuar 570 mijë persona