420 të vdekur në Shkurt/ Kush mban përgjegjësi për katastrofën shëndetësore

Tuesday, 02 Mars 2021 14:56

 

Me 420 të vdekur nga covid-19, muaji shkurt rezultoi të jetë fatal, me shifrat më të rënda të pandemisë. Pritshmëritë për marsin janë mister, por flitet se ngrohja e motit do të sjellë një ulje të përhapjes së covid.

 

Parashikimet e të ashtuquajturve “ekspertë” nuk kanë më asnjë vlerë, duke parë keqmenaxhimin e deritanishëm të pandemisë. Nëse krahasojmë masat kufizuese me shifrat e përhapjes së virusit del qartë se Komiteti Teknik i “Ekspertëve” nuk ka arritur ta frenojë përhapjen e virusit me masat gjysmake që mori.

Dështoi me detyrimin për vendosjen e maskës në rrugë në tetor të vitit të kaluar, sepse përhapja e virusit u shtua në mënyrë të ndjeshme në muajt në vashdim. Dështoi edhe me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatës natës, sepse sërish virusi u përhap akoma më shumë se më parë.

Në datën 5 janar, kur hyri në fuqi ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 të mbrëmjes, u raportuan 11 të vdekur dhe 660 raste te reja. Pas kufizimit të lëvizjes, shifrat e infeksionit dhe të vdekjeve u rritën sërish.

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve shtoi me dy orë të tjera ndalimin e qarkullimit. Në 11 shkurt, kur hyri në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 20:00 u raportua për 11 të vdekur dhe 1105 raste të reja.

Në këtë fillim marsi, kur diskutohet një kufizim i mëtejshëm i lëvizjes, numri i të vdekurve është dy herë më shumë, me një mesatare prej 20 humbjesh jete, ndërsa pacientët e shtruar në spitale janë dyfishuar.

Por e kujt është përgjegjesia për keqmenaxhimin e pandemisë?

Kryeministri Rama thotë se përgjegjësia është e ekspertëve. Në disa raste, Rama ka pohuar se vendimet për menaxhimin e pandemisë janë të ekspertëve dhe jo të politikanëve.

E bëri këtë në mars të vitit të kaluar, kur vendi ishte mbyllur në karantinë. Në debatin në RealStory me një prej analistëve, kryeministri shprehej:

“Ne nuk jemi të fushës. Jam shumë i bindur në strategjinë tonë. Nëse ndryshojmë e përcaktojnë ekspertët. Ne kemi ekspertë të kalibrit ndërkombëtar. Deri tani, sa i përket vdekjeve nuk duhet të biem në këtë kurth që të nxjerrim konkluzione pasi janë relative”.

 

Të njëjtën tezë e përcolli në replikë me deputetin Adriatik Alimadhi, që ankohej për menaxhimin e situatës kur u prek vetë nga Covid.

“I mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!” shprehej Rama.

Ekspertët i përdori edhe kundër presidentit Meta, i cili pati kritika për menaxhimin e situatës në tetor të vitit të kaluar, kur i dërgoi një letër Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me situatën e COVID-19. Rama u përgjigj me të njëjtin argument.

“Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!”, ishte përgjigjia e kryeministrit.

Por sa më shumë kohë kalon, aq më të rënda bëhen pasojat e pandemisë dhe zërat që denoncojnë keqmenaxhimin janë gjithnjë e më të fuqishëm. Mjeku Erion Dasho pak ditë më parë kërkoi procedim penal për Komitetin Teknik dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë për vendimet që kanë çuar në qindra apo mijëra të vdekur, të cilët sot mund të ishin shpëtuar. Në një status në rrjetet sociale, Dasho shkroi:

“Kemi arritur në pikën kur përgjegjësia e atyre që gatuan këtë çorbë nuk mund të jetë vetëm profesionale dhe morale, por edhe ligjore. Vdekshmëria nga COVID-i, e konfirmuar tashmë nga vdekjet shtesë, nuk mund të mbulohet sado që të vonohet publikimi i raportit të INSTAT-it. Vetëm vdekjet nuk fshihen dot. Ato mund t’i manipulosh në një regjistër morgu, por jo në një regjistër të gjendjes civile!
Pika e parë e kthesës në menaxhimin e epidemisë në Shqipëri është shkarkimi me ceremoni i drejtuesve politikë dhe teknikë të përgjigjes shqiptare ndaj pandemisë. Ministrja dhe ekipi i saj, të pasuar nga komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” duhet të largohen urgjentisht për t’u lënë vendin politikë-bërësve, menaxherëve dhe ekspertëve të vërtetë”

Por ndërsa zërat për keqmenaxhimin e pandemisë shtohen dita-ditës, një prej anëtarëve të Komitetit Teknik, Tritan Kalo këmbëngul se përgjegjësia për menaxhimin e pandemisë është e qeverisë dhe jo e ekspertëve. Kalo thotë se roli i Komitetit është këshillues dhe jo vendimmarrës, duke shfajësuar veten dhe kolegët për menaxhimin e pandemisë.

“Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…

Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita…” shkruan Kalo në Facebook

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...