×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Projekti “fasadë” i Lungomares në Vlorë, ujërat e zeza kanë dalë sheshit

E Enjte, 19 Prill 2018 17:03

Kur duhet vetëm një muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik, në plazhet e Vlorës vijojnë të mbeten evidente problematikat e viteve të kaluara, siç është edhe derdhja e ujërave të zeza në det.
Situata më shqetësuese konstatohet në dy plazhet publike. Në Plazhin e Vjetër dhe plazhin pranë Akademisë së Marinës, ku ujërat e zeza e kanë derdhjen në det, ndonëse sezoni është në prag. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj situate dhe duket se edhe këtë vit nuk do të ketë ndërhyrje.

Aktualisht, nuk është vënë ende në funksion impianti i përpunimit të ujërave të zeza, që ndodhet në fazën e dytë të implementimit të tij, çka do t’i jepte një zgjidhje përfundimtare derdhjes së ujërave të zeza në det.

Në fakt, më shqetësuese situata mbetet në zonën e Plazhit të Vjetër, në të cilën derdhja e ujërave të zeza, prej vitesh, ka krijuar një problem të madh për pushuesit.

Vitin e shkuar, Plazhi i Vjetër dhe ai pranë Akademisë së Marinës janë cilësuar si dy nga plazhet më të ndotura në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për dy plazhe publike, ku edhe interesimi i qytetarëve mbetet mjaft i madh, pavarësisht mungesës së pastërtisë së ujit dhe ndotjes nga ujërat e zeza. Me përfundimin e projektit të Lungomares u mendua se ky problem do të zgjidhej, minimalisht në zonën e plazhit të Akademisë së Marinës.

Por as ky projekt nuk i dha zgjidhje situatës në këtë zonë, ku mjaft qytetarë, që nuk kanë mundësi të paguajnë shezlongje, janë të detyruar ta bëjnë aty plazhin. Ndërkohë, në lidhje me këtë problematikë të pazgjidhur, burime në Bashkinë e Vlorës bëjnë të ditur se projekti final për ujërat e zeza në Vlorë është akoma në fazën e studimit.

“Do të synohet sa më shpejt implementimi tij, për të zgjidhur përfundimisht këtë problem shqetësues, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por gjatë të gjithë vitin”, thanë burime të bashkisë.

 Bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 8 milionë euro që do t’i japë zgjidhje derdhjes së ujërave të zeza në det dhe nuk do të lejohet më ndotja në gjirin e Vlorës.

“Gjatë këtij sezoni turistik, nga Bashkia e Vlorës është bërë e mundur ndërhyrja nga ana e institucionit dhe Ujësjellës-Kanalizimeve, për të përmirësuar gjendjen gjatë periudhës së verës. Gjithsesi, zgjidhja përfundimtare mbetet padyshim projekti final i parashikuar për ujërat e zeza, çka do të bënte që ujërat e detit në Vlorë të ishin edhe më të pastra dhe ndotja të reduktohej”, u shprehën më tej burime të Bashkisë së Vlorës.

Megjithatë, edhe për këtë verë problemi duket se do të jetë prezent dhe dy janë zonat më shqetësuese, ajo e Plazhit të Vjetër dhe plazhi pranë Akademisë së Marinës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...