Një mot i pazakontë ka përfshirë mbrëmjen e kaluar qytetin e Shkodrës, teksa vendi po pret stinën e verës.
Siç shihet nga pamjet që sjell në redaksinë e “BalkanWeb” gazetari Senad Nikshiqi, qyteti verior është përfshirë nga reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër e shtrëngata, të cilat kanë zbardhur vendin në muajin maj.
 
Reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





