Zbulohet qyteti që u godit më shumë nga pandemia, në vitin 2020 u mbyllën 214 biznese. Ja çfarë tregojnë të dhënat

E mërkurë, 16 June 2021 09:55

 


Kryeqendra e Veriut të vendit, Shkodra duket se ka qenë më e goditura nga kriza e pandemisë së koronavirusit.


Teksa në të gjithë vendin, numri i bizneseve vitin e kaluar shënoi rritje me 2.5% (përfshirë bujqësinë), në Shkodër u mbyllën 214 biznese, numri më i madh në rang vendi, raportoi INSTAT.

Nga të 61 bashkitë e vendit, në 6 bashki numri i përgjithshëm i bizneseve shënoi rënie, ndërsa në 54 të tjera shënoi rritje dhe në vetëm një bashki, atë të Dropullit, u raportua i njëjti numër biznesesh si edhe në vitin 2019.

Siç shihet nga të dhënat, bashkitë e mëdha e kanë përballuar mirë krizën pandemike, përveç Shkodrës. Për shembull, Bashkia e Tiranës u zgjerua edhe me 491 biznese të reja me shtim 1.1% të stokut të bizneseve. Edhe në Bashkinë e Durrësit, që pësoi goditje të dyfishtë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe krizës pandemike, vitin e kaluar u hapën 42 biznese të reja. Në Korçë u hapen 96 biznese të reja, në Elbasan 147, në Vlorë 86.

Vetëm Shkodra dhe disa bashki të vogla në Veri pësuan rënie të stokut të bizneseve aktive. Në përqindje rënia më e madhe ishte në Bashkinë e Klosit, ku u mbyllën 10.5% e bizneseve më 2020, në Fushë-Arrës me 10%, dhe Skrapar me 4.7% dhe Shkodër me 3.2%.

Nga ana tjetër, rritja më e madhe e numrit të bizneseve, u pa në Tiranë (+491),Lushnjë (+467), Berat (+212), Divjakë (+204) dhe Maliq (+189).

Shkodra, e cili zotëron burime të shumta natyrore dhe kulturore, ka performancën më negative nga 12 qarqet, në treguesit e papunësisë, klimës së biznesit dhe emigracionit të lartë gjatë vitit 2020 por edhe gjatë dekadës së fundit.

Nga censi i vitit 2011, deri në mes të vitit 2019, popullsia e Qarkut të Shkodrës u tkurr me 16.7% nga emigracioni, duke e renditur atë të parën për nga numri i madh i qytetarëve të larguar jashtë vendit. Përmbytjet e fundit dhe ekspozimi më i lartë ndaj fatkeqësive natyrore e kanë dëmtuar edhe më shumë qytetin.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, më herët tha për “Monitor” se, përkeqësimi i treguesve ekonomikë dhe demografikë në Shkodër po vjen prej aktivitetit të lartë të krimit të organizuar. Shumë biznese në qytet janë të detyruara të paguajnë gjoba të majme kundrejt organizatave kriminale, krahas taksave për qeverinë. Kjo situatë, sipas saj, ka rënduar jetesën normale në një qytet që trashëgon histori dhe kulturë, ndaj shumë qytetarë zgjedhin të largohen.

Në 10 vitet e fundit, pabarazia ndërmjet qarqeve dhe rajoneve është thelluar. Veriut i duhen 15 vjet për të arritur nivelin që ka rajoni i qendrës sot. Ekspertët këshillojnë krijimin e vendeve të punës me vlerë të shtuar për të rinjtë./B.Hoxha/Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...