Dom Gjergj Meta: Gëzuar festën e apostujve Pjetër e Pal!

Tuesday, 29 June 2021 15:07

 

Nga dom Gjergj Meta-
E keni parasysh kur ndonje ne fis apo në fshat bënte ndonjë gjë gjatë komunizmit që na “turpëronte” ose na vinte në rrezik dhe thonim: “jo mor e kam të largët, ose nuk e njoh” dhe mbyllej biseda shpejt duke kthyer shpinën e duke ikur.
Ja kështu ishte shën Pjetri. Ky lloj tipi që nga frika e jetës vet dhe përballë opinionit tha: “Nuk e njoh atë njeri” duke iu referuar Jezusit. Dhe e njihte mirë. Por Jezusi e njihte edhe më mirë se dikur i pat thënë: “O Pjetër mos fol para kohe e mos u hap shumë se nuk i dihet. Ka pas burra edhe më të mirë se ti…😉“
Po ato rastet kur ndonjë që ka prishur kishat, ka futur në burg priftat, ka spiunuar ata që bënin kryq apo luteshin gjatë komunizmit? Dhe pastaj ka filluar të besojë në Zot, ka ardhë në Kishë etj etj…
Ja kështu ka qenë shën Pali apostull. Gjë pa bërë nuk ka lënë kundër të krishterëve dhe mësimit të Krishtit. Ka burgosur të krishterët dhe kudo ta dinte se janë shkonte e i arrestonte.
Ja pra të parit, Pjetrit, Krishti i beson kishën duke i thënë: “Kulloti delet e mia” e të dytin, Palin, e bën ungjillizuesin e popujve paganë.
Gjithmonë ka një mundësi e asnjëherë nuk është vonë. E dashuria e Zotit nuk është asnjëherë në proporcion me mëkatet tona. I tejkalon ata pafundësisht e na hap rrugë të reja në jetën tonë.
Gëzuar festën e apostujve Pjetër e Pal!
D. Gjergji

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...