Në 2020-ën numri i azilkërkuesve në Shqipëri ka shënuar një ulje të ndjeshme, pasi përkon edhe bllokimin në kuadër të pandemisë Covid-19. INSTAT ka publikuar shifrat që tregojnë se gjatë vitit të kaluar në vendin tonë rezultojnë 2.232 azilkërkues, duke pësuar rënie me 66,0 %, krahasuar me vitin 2019.
Azilkërkuesit me origjinë nga Siria dhe Iraku përbëjnë më shumë se gjysmën e refugjatëve në Shqipëri. Nga analiza e vendit të origjinës së azilkërkuesve, shumicën e rasteve e përbëjnë ata nga Siria, Iraku, Afganistani dhe në fund nga Marok.
Sa i përket gjinisë së azilkërkuesve, 75,6 % të tyre e përbëjnë meshkujt. Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, piku i aplikimeve është shënuar në tremujorin e parë e parë të 2020-ës.
Sa i përket marrjes dhe lënis së shtetësisë shqiptare, rezulton se në 2020-ën e kanë fituar 423 persona, por numri ka pësuar rënie krahësuar me vitin 2019. Në 2020, rezultojnë 513 persona të cilët kanë lënë shtetësinë shqiptare, duke pësuar sërish rënie krahësuar me vitin pararendës