Kjo e enjte do të jetë një ditë e nxehtë dhe e kthjellët. Këto kushte atmosferike do të mbeten edhe gjatë natës. Pasditja do të sjellë vranësira kalimtare në gjysmën lindore të vendit.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por edhe në mesditë, duke u luhatur nga 18°C deri në 41°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë