Bluzat e bardha sërish në protestë/ Kërkohen paga 1500 euro, mjekët: Largimet, shkak pakënaqësia

E Enjte, 15 July 2021 17:41

 

 

Teksa kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar mjekët se do të ngrejë një rrjet denoncimi të korrupsionit në shëndetësi, mjekët kanë protestuar sërish sot duke kërkuar kushte më të mira pune dhe rritje pagash.

Në krah të mjekëve të QSUT-së sot kanë dalë edhe mjekët e diasporës duke kërkuar nga qeveria trajtim më dinjitoz.

 
Mjekët e diasporës nga Qëndra Spitalore Universitare Nene Tereza kanë kërkuar rritjen e pagës së mjekut në nivelin 1500 euro.

 

 

Për t’i dhënë fund korrupsionit në bluzat e bardha dhe largimit të tyre masiv në vendet që premtojnë paga më të mira, është sugjeruar rritja e pagës.

 

Të regjistruar deri më tani në Federatën e Mjekëve të Diasporës janë rreth 3000 subjekte, ku shumica janë nga Shqipëria ndërkohë në vendin tonë punojnë rreth 1500 mjek specialist.

Federata e mjekëve shqiptarë në Europë i ka dërguar kërkesë për rritje të pagës së mjekëve në nivelet e Rajonit, Komisionit Europian.

Pak ditë më parë mjekët u ngritën në protestë në spitalin e Traumës pas arrestimit të dy kolegëve pasi ishin përmendur gjatë një telefonate se kishin marrë rryshfet në këmbim të parave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...