Shqipëria e vaksinuar me Sinovax/ Zvicra dhe Franca nuk njohin vaksinat ruse dhe kineze

Tuesday, 20 July 2021 22:16

 

Franca dhe Zvicra njohin vetëm katër lloje vaksinash për të lejuar hyrjen pa qenë nevoja e testit negativ anti-Covid. Nga këto, në Shqipëri janë përdorur vetëm dy prej tyre.

TIA njoftoi qytetarët se duke filluar prej të hënës, autoritetet franceze do të lejojnë hyrjen pa pengesa të qytetarëve që janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.


Dy vaksinat e tjera me të cilat janë vaksinuar shqiptarët, si Sinovac, apo Sputnik, pavarësisht nëse janë marrë të dyja dozat apo jo nuk njihen. Për këtë arsye, u kërkohet qytetarëve shqiptarë që nëse udhëtojnë në këto dy vende të sigurohen që më parë të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit.

 

Njoftimi i plotë:

 

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria duhet:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...