Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Majën e Rrunës. Zjarri në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi gjatë mesnatës të cilat janë përhapur deri pranë Rrugës së Kombit.
Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës,të tunelit të Kalimashit dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës deri në orët e vona kanë luftuar me flakët pavarësisht terrenit të vështirë në këtë zonë ndërsa në ndihmë të tyre gjatë ditës së premte ka qenë edhe një helikopter
Operacioni mes shkëmbinjve për të neutralizuar dhe shuar flakët është ndërprerë natën ndërsa ka rinisur të shtunën në mëngjes. Situata në Majën e Rrunës është kritike për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit. Në qarkun e Kukësit, edhe më herët gjatë këtyre ditëve ka patur vatra zjarri të cilat janë fikur totalisht.