Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar për situatën e pandemisë në vendin tonë.
Në njoftimin zyrtar, thuhet se qytetarët amerikanë që do të udhëtojnë drejt Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes për shkak të krimit të shtuar dhe rasteve të shumta të personave të infektuar me Covid-19.
Gjithashtu amerikanët paralajmërojnë që mos udhëtohet drejt vendit problematik të Lazaratit.
Nuk dihet nëse informacioni nuk është përditësuar apo vërtet situata në zonën jugore të vendit vazhdon të mbetet problematike për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.
‘Para se të planifikoni një udhëtim drejt Shqipërisë bëni kujdes pasi rritet rreziku për të rënë në kontakt me persona të infektuar me Covid-19.
Rreziku juaj për tu infektuar me koronavirus është më i vogël nëse jeni të vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e autorizuara nga FDA.
Bëni më shumë kujdes në Lazarat për shkak të krimit. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë në këtë vend’, thuhet në njoftimin zyrtar të Departamentit amerikan të Shtetit