Ambasada gjermane jep alarmin: Nga e diela, Shqipëria konsiderohet vend me rrezik të lartë nga Covid-19

Premte, 03 September 2021 18:07

 

 

Rritja e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 prej javësh, shoqëruar edhe me humbje jete ka bërë që Shqipëria të renditet sërish mes vendeve me rrezik të lartë infeksioni.

 
Ambasada gjermane në Tiranë njofton se nga 5 shtatori, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Në këto kushte, ambasada ka publikuar një udhëzim për udhëtarët për në Gjermani, ndërsa theksohet se pas mbërritjes do duhet karantinimi për dhjetë ditë.

“Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës”, thuhet në njoftimin e ambasadës

Modifikuar më Saturday, 04 September 2021 09:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...