VOA: Rastet e reja, në nivelet më të larta që prej fillimit të pandemisë

E mërkurë, 08 September 2021 20:04

 

Në Shqipëri, rastet e reja me Covid 19 shënuan sot një tjetër pikë kritike, me 1079 të infektuar rishtazi. Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej 21 shkurtit, kur numri i të prekurve arriti kulmin që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020, me 1184 raste ditore.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se të infektuarit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në 57 nga 61 bashki që ka i gjithë vendi: 384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.

LEXO EDHE:
Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë
Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) kapi kuotën e 16 përqind, në rritje krahasuar me mesataren e javës së fundit (31 gusht-6 shtator), kur ishte 15.1 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

 

Në të gjithë vendin numërohen 12.399 raste aktive, nga 53 të tillë që ishin në fund të muajit qershor. Mbi 61 përqind e rasteve aktive janë vetëm në tre qarqe Tiranë, Shkodër e Durrës, nga të cilat kryeqyteti mban rekordin me 4758 raste ose 38 përqind të totalit. Ndërsa në qarqet e tjera të vendit, rastet aktive janë poshtë kuotës së 1.000 të prekurve.

Në 24 orët e fundit edhe numri i viktimave u rrit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 5 humbje jete: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra. Ky është numri më i lartë i viktimave në këtë valë të re të pandemisë që ka mbërthyer vendin që prej muajit gusht.

Pacientët në spitalet COVID vijojnë të shtohen dita-ditës. Aktualisht janë 152 persona që kanë nevojë për trajtim të specializuar, mes të cilëve 18 janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëritura për vaksinimin e popullatës, ndërsa kanë vendosur që për momentin, të paktën mësuesit, studentët, stafet e universiteteve dhe personeli shëndetësor do duhet të jenë detyrimisht të vaksinuar brenda muajit. Në të kundërt ato do të duhet që në mënyrë periodike të paraqesin vërtetim për kryerjen e testimit, ku të kenë rezultuar negativë.

Aktualisht të dhënat e fundit flasin për 1.553.626 doza të kryera. Mbi 39 përqind e popullatës mbi 18 vjeç ( 872.116 persona) ka marrë të paktën një dozë, prej tyre 30.9 përqind të dyja dozat e vaksinës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...