Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe, blindohet kufiri

Hënë, 20 September 2021 09:44

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

 

Vendimi është nënshkruar nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje.

Sipas këtij vendimi, është detyrim që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme. Sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

 

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhen paguar taksa prej 5 eurove. Mjetet me targa të Serbisë nga dita e sotme ndalohen të hyjnë në Kosovë.

Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe, blindohet kufiri (VENDIMI)

 

Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga ministri Sveçla:

Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

 

Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë.

Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro.

Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

 

Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rreth shkëputjes nga ‘Berishizmi’

Politikë

Rreth shkëputjes nga ‘Berishizmi’

  Nga Mehmet Elezi - 20/10/2021 Kërkojnë me u shkëputë nga “berishizmi”. Berishizmi është pak a shumë periudha me protagonist Berishën. Mos duan të thonë: -me u shkëputë nga NATO? Anëtarësimi në NATO u...

Me pamje, mësymja e RENEA në një lokal në Kukës, arrestime për drogë dhe baste

Kronikë

Me pamje, mësymja e RENEA në një lokal në Kukës, arrestime për drogë dhe baste

  Policia e Kukësit në bashkëpunim me forcat RENEA ka zhvilluar një operacion antidrogë në Kukës të koduar si “Vila”për shkatërrimin e një baze droge në një lokal të marrë me...

Mitrovicë, anëtarët e 'Listës Serbe' i drejtohen së bashku kutive të votimit

Politikë

Mitrovicë, anëtarët e 'Listës Serbe' i drejtohen së bashku kutive të votimit

  Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht të dielën...