'Uji i Krujës me fekale': 130 persona të tjerë në spital gjatë natës

E Enjte, 28 October 2021 09:47

 

Nga mesdita e djeshme e deri sot në mëngjes, në Krujë kanë qënë rreth 130 persona që i janë drejtuar spitalit për ndihmë. Fluksi më i madh ka qënë gjatë darkës.

Aktualisht në spital nuk ka njeri që po merr ndihmë mjekësore për intoksikim alimentar, pra me shqetësimet që kanë shfaqur dje për ujin.

Sipas informacioneve, depozita kryesore është dizinfektuar e është mbushur e derdhur dy herë dhe pritet leja nga ISHP për të nisur furnizimin me ujë të qytetit pasi duhet të dalin analizat të cilat me shumë gjasa dalin nesër.

Ndërkohë ditën e djeshme, Prokuroria ka zbarkuar tek Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Krujë ku jan marrë disa dokumenta si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni...
Ende nuk ka përgjegjës për këtë situatë.

Disa firma te prodhimit e paketimit të ujit por edhe biznese lokale janë sensibilizuar ditën e djeshme dhe kanë dërguar në Krujë rreth 100 ton ujë të paketuar.

Bizneset lokale e kanë shpërndarë nëpër kopshet e çerdhet e qytetit, ndërsa firmat e kanë dorëzuar sasinë e ujit në bashki e cila mbrëmjen e kaluar ka filluar shpërndarjen e tij tek familjet në nevojë si ato me ndihmë ekonomike, pensionistë, invalidë etj.

Dy autobote kanë shpërndarë ujë për nevoja personale mbrëmë në disa pika të qytetit, përfundoi korrespodenti i SYRI TV.

Lajmi u dha dhe nga Televizioni Publik

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...