Laboratori i QSUT-së në kolaps, në rrezik jeta e pacientëve

E Enjte, 19 Prill 2018 18:09

Deputeti i PD-së Tritan Shehu përmes një postimi në “facebook” ka denoncuar Qendrën Spitalore Universitarë “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në postimin e tij Shehu thotë se ekzaminimet klinike e biokimike kanë mbi një muaj të bllokuara, gjë që sjell bllokimin e të tërë aktivitetit të kësaj qendre.

Probleme të cilat prekin shumë cilësinë e diagnostifikimit të sëmundjeve, duke rrezikuar jetën e pacientëve.

Postimi i plotë:

 I gjithe sistemi yne laboratorik mjekesor ne kolaps te plote. Prej mbi nje muaj edhe ne QSUT eshte bllokuar pothuajse terresisht realizimi i ekzaminimeve klinike e biokimike, per mungese materialesh konsumi.

Cdokush qe njeh sado pak mjekesine e kupton se kjo do te thote bllokim te aktivitetit spitalor e mjekesor ne terresi. Numri i rasteve kur mund te kryhen keto ekzaminime po zvogelohet cdo dite, duke prekur tashme edhe urgjencen mjekesore.

Ne nje kohe kur gama e ekzaminimeve tona laboratorike duhej rritur disa here nga sa eshte sot, jo vetem per QSUT kjo, bllokohet edhd kryerja te atyre pak, qe realizoheshin deri me sot. Nga ana tjeter ne OSUT vonimi i pergjigjeve anatomo patologjike ka arritur ne periudha rekord, ne mbi dy muaj nga koha e marrjes se materialit.

Keto probleme pa dyshim prekin rende cilesine e diagnostikimit e mjekimit ndaj pacienteve, ose i detyrojne ata qe me shpenzimet e tyre t’i drejtohen institucioneve private.

 Nje gjendje e tille pa asnje dyshim mund te quhet kolaps i te gjithe sistemit tone shendetesor se bashku me “shendetesine falas”, qe eshte harruar tashme. Dhe kjo ndodh kur miliona euro vazhdojne paguhen ne menyre abuzive per te ashtuquajturin Check app, pa asnje vlere klinike ky e me numer nje qytetaresh, qe e realizojne ate, gjithmone edhe me te vogel!

Ne cdo vend demokratik ku respektohen te drejtat themeltare te njeriut, kjo gjendje qe ve ne rrezik shendetin e jeten e pacientit a qytetarit, do te perbente nje krim penal!

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 18:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...