Greqia do ti ndalojë hyrjen shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE edhe nëse kanë bërë vaksinën Pfizer dhe Astra Zeneca
Në këtë vendim përfshihen dhe shqiptarët dhe shkak është mungesa e garancisë për efikasitetin e marrjes së dozave apo dhe rrezikun që vjen nga falsifikimi i certifikatave.
Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht mbrëmjen e djeshme zv.Ministri i Qeverisjes Digjitale Jorgos Jorgadas.
Ai ka pranuar se sistemi njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme të botës.
Me sa duket në sistemin e BE-së ku përfshihen edhe 16 vende jo-anëtare, nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria.
Shqetësimet kanë ardhur jo vetëm nga shtetasit shqiptarë por edhe vizitorë të shteteve jo anëtarë të BE-së.
Certifikatat e falsifikuara të vaksinimit janë shqetësim I shtuar, pasi vetëm pak ditë më parë u zbuluan me këtë shkelje vizitorë nga Bullgaria.
Jeorgantas ka deklaruar se brenda kësaj jave, do të paraqitet me procedurë urgjente një reformë ligjore për dy sistemet e regjistrimi elektronik