Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e sotme, ndërsa është ndjerë në disa qytete.
Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në Fushë Arrëz dhe me thellësi 10 km.
Tërmeti është ndjerë në Pukë, Shkodër, Kukës, Has, Mirditë dhe Tropojë.
Nuk raportohet për dëme nga kjo lëkundje sizmike