Shtohen 3 vatra të reja të përhapjes të gripit të shpendëve në Fier, Divjakë dhe Devoll

Premte, 25 Mars 2022 20:12

 

Doganat për dy muaj, të ardhurat rriten me 24%
Pas konfirmimit të rasteve në qarkun e Durrësit, Korçës dhe Dibrës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmoi praninë e përhapjes të sëmundjes edhe në Fier, Divjakë dhe Devoll.

Zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi në deklaratë për mediat tha se pas konfirmimit të 3 vatrave të reja, janë shtuar masat për mbajtjen në kontroll të situatës.

“Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në Shqipëri, vazhdon procesi i eliminimit dhe asgjësimit të kafshëve të ngordhura në përputhje me protokollin përkatës duke respektuar rregullat e mirëqenies në maksimumin e mundësive reale logjistike.

Në zonat e karantinuara janë të pranishëm veterinerët zyrtarë në monitorim periodik të situatës. Aktualisht kemi konfirmimin e një vatre të re në qarkun Fier, bashkia Divjakë, dhe një në Devoll. Me identifikimin e vatrave të reja, sipas planit të kontigjencës dhe legjislacionit në fuqi po shtohen masat për mbjajten nën kontroll të situatës. Ndërkohë po respektohen procedurat e shuarjes së vatrave; po kryhet tamponimi i zonave sipas niveleve të rrezes dhe po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonave”, tha ajo.

Gjeçi përsëriti edhe një herë se nuk ka asnjë rrezik për mishin dhe vezët që blihen nga operatorë të licensuar.

“AKVMB ka vazhduar monitormin e situatës në të gjithë vendin. Po ashtu AKU ka kryer kontrolle në të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë gjetur shkelje. Policia e Shtetit, prefektët dhe kryetarët e bashkive të të gjithë territorin e Shqipërisë janë në bashkëpunim të ngushtë për të ndaluar çdo tentative të shkeljes së ligjit.

Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licensuar dhe se produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.

Në faqet web të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë mund të gjeni informacionin e nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...